Report TV - Shkodër,banorët kundër 'Loro Boriçit' Bashkia-ministrisë: Rishikim projektit

2016-02-23 1

SHKODER - Vendimi për prishjen e 8 objekte ka rikthyer protestat e banorëve pranë stadiumit ?Loro Boriçi?. Banorët e zonës përreth stadiumit, shtëpitë e të cilëve do të preken nga vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit, kanë kundërshtuar këtë vendim i cili sipas tyre bie ndesh me projektin e parë dhe prish banesat dhe bizneset e tyre.

Sipas banorëve janë afro rreth 4000 m2 që parashikohet të bëhet parkimi i stadiumit, e që më pas sipas tyre mund të tjetërsohet për të bërë ndërtesa në të. Sipas banorëve ky vendim është i papranueshëm.

Avokati i familjeve që do u prishen shtëpitë pranë stadiumit ?Loro Boriçi? Kastriot Haxhi, në një deklaratë për shtyp ka bërë publike një sërë shkeljesh ligjore që janë kryer në vendimet e paraqitura nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Nga ana e saj Bashkia e Shkodrës i ka kthyer përgjigje Ministrisë së zhvillimit Urban ku e kundërshton vendimin e prishjes së objekteve të banimit për ndërtimin e parkimit si dhe i kërkon rishikimin e projektit.

Në shkresën zyrtare të bashkisë së Shkodres theksohet se ??parkimi i propozuar nga ana juaj sjell pasoja sociale dhe ekonomike. Shëmbjet e godinave të bizneseve dhe objekteve të banimit, sado që të bëhët fjalë për vlerësim të shpronësimit nuk do përmbushin asnjëherë koston dhe dëmin e shkaktuar. Sikurse parashikohej në projektin e miratuar dhe të bërë present në shtator 2015, nuk ishte parashikuar hapësira shtesë për nevojë parkimi. Prandaj kërkojmë nga ana juaj, rishikimin e projektit dhe hapsirës së parkimit në funksion të stadiumit, duke vlerësuar me seriozitet pasojat dhe kostot që aktualisht janë prezente dhe shqetësuese për banorët dhe bizneset.?