Report TV - Meta: Shumë shpejt investitorët suedez do të vijnë në Shqipëri

2016-02-23 1

Kreu i Kuvendit Ilr Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë ku u prit nga homologu Urban Ahlin. Meta vlerësoi mbështetjen që ka dhënë Suedia për antarësimin e Shqipërisë në BE si dhe për zhvillimin ekonomik e social. Kreu i Kuvendit theksoi se shumë shpejt investitorët suedez do të vijnë edhe në vendin tonë.

?Ne mbështetemi shumë te Suedia për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Dhe po kështu ne besojmë shumë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Suedisë do të njohin një progres të shpejtë dhe afatgjatë falë marrëdhënieve të shkëlqyera politike që në kemi tashmë. Njëkohësisht ne besojmë se përmes forcimit të marrëdhënieve të mëtejshme me Suedinë dhe me kontributin e saj, do të forcojmë marrëdhëniet e Shqipërisë edhe me të gjithë vendet e tjera nordike. Suedia është një vend model përsa i takon zhvillimit, përsa i takon teknologjisë dhe cilësisë së investitorëve të saj. Dhe ne besojmë se shumë shpejt investitorët të rëndësishëm nga Suedia do të eksplorojnë mundësitë për të investuar në vendin tone,? tha Meta.

Ndërsa Kreu i Kuvendit të Suedisë Urban Ahlin theksoi se Shqipëria ka resurse të mëdha të pashfrytëzuara, ku veçoi turizimin.

?Shqipëria ka resurse të mëdha, të pashfrytëzuara ende, Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për turizmin. Kur unë udhëtoja së bashku me z. Meta nëpër Shqipëri në fillim të viteve ?90 dhe pashë këtë vend të mrekullueshëm, është e lehtë të kuptosh arsyen pse më shumë turistë të huaj duhet të vizitojnë Shqipërinë,? tha kryeprarlamentari i Suedisë Urban Ahlin.

Gjatë vizitës së tij në Parlamentin suedez, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar u pritën edhe nga një delegacion i përbashkët i Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe Komisioni për Çështjet Evropiane.

Njëkohësisht delegacioni shqiptar zhvilloi bisedime me anëtarë të Komisionit Parlamentar të Drejtësisë.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ishte i shoqëruar nga deputetët Arta Dade, Agron Duka dhe Kejdi Mehmetaj