Nishani çon “pronat” në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. Kështu e ka quajtur Presidenti i Republikës Bujar Nishani ligjin e pronave. Kreu i shtetit i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e tij me argumentin se cenohet e drejta e pronës, barazia dhe siguria juridike. Në shkresën drejtuar Gjykatës, Nishani paraqet dhe argumentet e përplasjes se ligjit me Kushtetutën, per te cilin kërkon pezullimin e zbatimit te tij.?Ky ligj, i cili tashmë ka hyrë në fuqi dhe cenon rëndë parime të rëndësishme si: siguria juridike, barazia para ligjit, apo të drejtat e pronësisë. Skema e ofruar përmes këtij ligji për zgjidhjen e problemit sistematik dhe të përsëritur në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin e pronarëve që kanë një vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive?.Sipas presidentit Nishani, ligji nuk zgjidh problemin e kompensimit te ish-pronareve.?Në lidhje me këtë të fundit, shteti i paditur mund të rishqyrtonte rritjen e pjesës së kostos që legalizimi i ka sjellë ankuesve në masën që do të ishte i aftë të rregullonte kompensimin financiar të paguar ish-pronarëve. Nga ana tjetër, shteti i paditur duhet të garantojë ekzistencën e një sistemi transparent dhe efektiv të regjistrimit të pronave, duke përfshirë të dhëna të sakta, të unifikuara hartografike, me qëllim mundësimin, thjeshtimin dhe lehtësimin e transaksioneve të ardhshme ligjore?.Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Nishani thotë se ndërhyrja e shtetit cenon rende standardet e konventës.?Në rastin konkret është e qartë, që zgjidhja e ofruar është duke rishikuar vendimet e dhëna kohë më parë dhe në këtë mënyrë duke cenuar të drejtat e pronësisë, si rezultat i vendimeve që i kanë dhënë kthim plus kompensim, apo edhe vetëm kompensim. Vlerësimi i vendimit të parë, duke përdorur një mënyrë dhe formë të ndryshme kompensimi referuar vlerës së tokës në momentin e shpronësimit, do të thotë të cenosh të drejtën e pronës së fituar përmes një vendimi përfundimtar, të cilin shteti ka dështuar prej vitesh ta ekzekutojë sipas standardeve të kërkuara nga Konventa?.Ligji i Pronave u miratua dhjetorin e kaluar nga parlamenti, i cili nuk mori parasysh argumentet e presidentit pas kthimit për shqyrtim. Ne këto dy vite e gjysme, Nishani ka kthyer një seri ligjesh te miratuara nga mazhoranca përfshi nisma te rëndësishme, dhe ky qëndrim është konsideruar si një kundërshtim i hapur ndaj reformave që kërkon të ndërmarrë qeveria. Mazhoranca e kryeministrit Rama i ka cilësuar pseudoargumenta te PD-se, sqarimet e bëra nga kreu i shtetit për refuzimin e ligjeve.

Free Traffic Exchange