Shtyhet gjyqi i Kastriot Ismailajt - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesit ligjor të OSHEE-se duket se kane mbledhur materiale të shumta për të mbështetur pretendimet e tyre ne procesin kundër Kastriot Ismailajt. Si rrallë herë ne një gjyq, pala paditëse depozitoi në gjykatën Penale të Tiranës dy valixhe me dosje, ku kërkohet konfiskimi i rreth 8 milion euro pasuri të ish-administratorit të DIA-s. Sipas OSHEE, Ismailaj nuk i ka mbledhur detyrimet ndaj CEZ, pune per te cilën ne fakt është paguar. Mungesa e avokatit mbrojtës të Ismailaj dhe mosprania e të pandehurit, ka detyruar relatorin e çështjes Enkelejdi Hajro të shtyjë seancën gjyqësore, për në 15 mars. Romeo Karaj, përfaqësuesi i OSHEE-së, tha se Ismailaj është një mashtrues global dhe se gjyqin ndaj tij do ta ndjekë tek Krimet e Rënda, ku Prokuroria kërkon sekuestro të pasurive te ish-administratorit të DIA-s. Por, në një reagim për Vizion Plus, Vladimir Meçi, avokati mbrojtës i Kastriot Ismailaj, e konsideroi injorance juridike qëndrimin e përfaqësuesit të OSHE-se. Sipas tij, gjyqi i Ismailajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk ka lidhje me seancat që zhvillohen në Gjykatën Penale. Kastritot Ismailaj akuzohet nga Prokuroria, për ?pastrim parash? gjatë kohës që ky i fundit ishte administrator i kompanisë DIA, e cila u kontraktua për mbledhjen e borxheve të kompanisë CEZ.