Report TV - Post-protesta/ Bashkia vendos sërish rrethimin për parkun tek Liqeni

2016-02-23 0

TIRANË - Situata në Parkun e Liqenit këtë të martë ka qenë e qetë. Gjatë natës nuk ka pasur punime për ngritjen e gardhit rrethues. Këtë mëngjes punonjësit e bashkisë kanë filluar të vendosin gardhin dhe të vijojnë punimet për ndërtimin e parkut të lojërave.

Një ditë më parë hapësirat e kodrave të liqenit artificial u përfshinë nga turma qytetarësh, të thirrur në një protesstës nga Partia Demokratike kundër ndërtimit të parkut të ri të lojërave për fëmijët. Ata shkulën rrethimin e hekurt të vendosur nga bashkia dhe dëmtuan makineritë e firmës ndërtuese, ndërsa disa prej ambienteve të gjelbërta u dëmtuan.

Më herët protesta u zhvillua para Bashkisë së Tiranën ku nën udhëheqjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, protestuesit sulmuan me vezë e perime fasadën e godinës.