Report TV - Kjo është linja elektrike që në vend të ndriçojë lë në errësirë 5 mijë banorë

2016-02-23 2

Linja elektrike që furnizon 5 mijë banorët e zonës së Torovicës në Lezhës vë në rrezik jetën e tyre.

Shtylla gjysmë të rrëzuara që mbahen vetëm nga telat është panorama që të ofrohet.

Amortizimi i linjës elektrike sjell shpesh herë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa është kthyer në një rrezik serioz edhe për jetën e banorëve.

Këta të fundit thonë se nuk është ndërhyrë prej dekadash, ndërsa bëjnë të ditur se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Është rreth 15 km linje elektrike nga Balldreni në Torovicë e cila është amortizuar plotësisht për shkak të mungesës së investimeve. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi në këtë situatë ata qëndrojnë në errësirë sa herë që ka reshje shiu dhe erë të fortë.