Rreth 600 emigrantë nga Afganistani, për 4 ditë me radhë janë mbajtur të bllokuar në qendrën tranzitore ?Tabanocë?, në kufirin verior të Maqedonisë me Serbinë. Ata kanë hyrë në Maqedoni në mënyrë ligjore dhe zotërojnë dokumente të rregullta udhëtimi, megjithatë nuk dihet përse autoritetet serbe e kanë mbyllur kufirin për ta dhe nuk i lejojnë të lëvizin drejt Europës.