Report TV - Ben Blushi: Koalicioni të votojë në primar për kryeministrin e ri

2016-02-22 3

Ndërsa shfaqet i vendosur për ti shkuar garës deri për drejtimin e PS-së në fund Ben Blushi shprehet se nuk do të largohet për asnjë arsye nga Partia Socialiste pavarësisht vendimit qe do marrë kongresi i 19 marsit.

Në studion e emisionit 5 pyetje nga Babaramo, në Report Tv që do të transmetohet në orën 20:00, Ben Blushi thotë se ka një program konkret për drejtimin e partisë më të madhe në pushtet, të cilin do ta prezantojë për socialistët në kongres.

Ben Blushi flet për propozime konkrete për ndryshimet në statutin e partisë.

E dinte mirë se kur të vendosi ti futej kësaj gare do të kishte kundërshtar nga zyrtare të lartë brenda partisë, por Blushi veçon në këtë rrugë mbështetjen inkurajuese të ish presidentin Rexhep Mejdani.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, deputeti Ben Blushi flet për ata që dolën hapur kundër kandidimit të tij për drejtimin e PS-së.

Free Traffic Exchange