Report TV - Kodheli: Qeveria ka marrë masat për refugjatët që vijnë nga Siria

2016-02-22 0

Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e refugjatëve sirianë që mund të zgjedhin vendin tonë si trajektore për të shkuar drejt Europës.

Këtë garantoi të hënën në Komisionin Parlamentarë për Sigurinë Kombëtare, Ministrja Mimi Kodheli, e thirrur nga ky komision për të raportuar mbi masat ndaj refugjatëve në Mesdheun lindor dhe diskutimet e bëra në Ministerialin e NATO-s të zhvilluar gjatë datave 10-11 shkurt.

Në fjalën e saj, Ministrja e Mbrojtjes e vuri theksin tek kujdesi që vendet e Aleancës së NATO-s kanë vendosur tek çështja e refugjatëve. ?Vendimi kryesor i marrë gjatë Ministerialit ishte zhvendosja e Grupit të Gatshëm Detar 2 të NATO në Detin Egje, ku do të ndihmojë Greqinë, Turqinë dhe Bashkimin Evropian me trafikun e mijëra refugjatëve që vijnë nga lindja e Aleancës. Në ministerial u ra dakord gjithashtu me rritjen e prezencës dhe gatishmërisë së forcave të Aleancës, shtimin e policimit ajror në Turqi, shtimin e pranisë detare në Detin e Zi dhe atë Mesdhe si dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Turqisë?,- tha znj. Kodheli, e cila nuk la pa përmendur kontributin e vendit tonë në Aleancë.