TIRANË - Pasi protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke lënë pas vetëm vezë dhe domate e pankarta të hedhura përtokë, qytetarët të udhëhequr nga PD-ja u drejtuan për në Parkun e Liqenit.
Ashtu si dje, me të mbërritur pranë vendit ku do të ndërtohet këndi i lojërave, qytetarët u përplasën me policinë dhe arritën të hedhin përtokë rrethimin e hekurt të vendosur nga bashkia.