Report TV - Banorët e Shkodrës të frikësuar nga grabitësit, apelojnë për sigurinë

2016-02-22 2

Dy ditë pas vrasjes së ndodhur në fshatin Shtoj në Shkodër, banorët tregohen të rezervuar për tu prononcuar për këtë ngjarje.

Por ajo që është problematike në këtë fshat është fakti se grabitjet kanë marrë përmasa të frikshme.

Rreziku ndjehet në çdo familje, ndërsa apelojnë që shteti të marrë masa për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

Dy ditë më parë 55 vjeçari Nike Bungu u gjet i vrarë në banesën e shtetasit Ndoke Vecaj, i cili mendoi se ishte ndonjë grabitës dhe qëlloi në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

Bungu, sipas policisë, ishte me probleme mendore, por në fakt grabitjet sidomos në zonat periferike të Shkodrës janë rikthyer fuqishëm, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Free Traffic Exchange