Rehabilitimi i hapësirave të gjelbra - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë pamje të ofron sot parku ?Rinia? më i madhi në Korçë, i cili ndodhet në pjesën veriore te qytetit. I ndërtuar para me shume 60 vitesh, ne korrikun e 2014 aty u ndërhy për here te pare. Me një fond prej 2.4 milion dollarë u hodh ideja e një projekti ku përfshihej rimodelimi i Parkut, ngritja e një terreni sportiv tek shkolla ?Raqi Qirinxhi?, një fushe futbolli, si dhe sistemi i rrugës hyrëse të parkut, e njohur si ?Dritat e verdha?.Por nëse deri para ndërhyrjes parku ofronte vetëm peme dhe asnjë tjetër, pas rimodelimit, kësaj hapësire iu shtuan korsi për biçikleta, pistë vrapimi, ndërsa nuk mungojnë gjelbërimi, ndriçimi, stolat dhe shatërvani.Ky park është kthyer tashme në një nga vendet me të vizitueshme të qytetit juglindor. Punimet për ndërtimin e parkut zgjatën 10 muaj. Gjate rehabilitimit nuk ka pasur protesta nga qytetarët, por vetëm reagime të shumta politike të bëra përmes rrjeteve sociale.

Free Traffic Exchange