Report TV - Masat për rritjen e sigurisë, 91 të arrestuar vetëm në fundjavë

2016-02-22 0

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në " për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 91 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftarake, si dhe lëndë narkotike e mallra kontrabandë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 63 persona.


Janë arrestuar 6 persona për armëmbajtje pa leje.

15 persona në flagrancë për vjedhje.

6 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme.

Janë kapur 12 persona në kërkim.

7 persona për vjedhje të energjisë elektrike e ndërtim pa leje.

8 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje.

5 persona për dhunë në familje.

Janë pezullar 78 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.

64 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 16 automjete për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 63 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.