http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Veze, domate dhe boje në drejtim të godinës së bashkisë. Ka nisur në këtë mënyrë protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike, për të kundërshtuar ndërtimin parkut të lojërave në liqenin e Tiranës. Protestës i janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kanë bllokuar rrugën kryesore përballë bashkisë, në sheshin ?Skënderbej?. Për deputetin demokrat Gert Bogdani, Veliaj është i pari kryetar bashkie që guxon të hapë rrugën e betonit ne Parkun e Liqenit. Pas tubimit para bashkisë, protestuesit iu drejtuan kodrave të liqenit. Por edhe këtë të hënë, ashtu si një ditë më parë ne tubimin e shoqërisë civile, konfrontimet mes protestuesve dhe policisë, nuk kanë munguar. Protestuesit kanë arritur të shembin gardhin e rrethimit në zonën e parashikuar për ndërtimin e parkut të lojërave, përmbysen edhe nje buldozer ndërsa policia është tërhequr për te shmangur incidentet. Me pas protestuesit janë kthyer serish ne selinë e Bashkisë se Tiranës, ku kane tentuar te bllokojnë hyrjen e saj me rrjetën metalike te shkulur nga Parku i Liqenit.