Report TV - Protesta/ Vezë e domate bashkisë nis pastrimi i trotuarit dhe godinës

2016-02-22 1

TIRANË - Menjëherë pas protestës së Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile para bashkisë së Tiranës, punonjësit e bashkisë kanë nisur pastrimin nga perimet e vezët me të cilat u qëllua ndaj godinës.

Në këtë foto të shkrepur nga Shqiptarja.com duken punonjësit e pastrimit teksa heqin nga trotuari domatet, vezët e perimet e tjera që u hodhën ndaj Bashkisë së Tiranës, ndërsa duken edhe dëmtimet në muret e godinës.

Protesta u mbajt për një sërë vendimesh që Bashkia e Tiranës ka marrë, si rritja e çmimit të biletës së urbanëve, ndërtimi i parkut të lojërave tek liqeni i Tiranës e të tjera.

Free Traffic Exchange