Report TV - PD drejton protestën, thyhet rrethimi i hekurt te Parku i Liqenit

2016-02-22 2

TIRANË - Pasi protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke lënë pas vetëm vezë dhe domate e pankarta të hedhura përtokë, qytetarët të udhëhequr nga PD-ja u drejtuan për në Parkun e Liqenit.

Ashtu si dje, me të mbërritur pranë vendit ku do të ndërtohet këndi i lojërave, qytetarët u përplasën me policinë dhe thyen rrethimin me hekura të vendosur nga bashkia.


Por nga përleshjet me policinë qytetarët të cilët protestojnë për mbrotjen e pemëve te liqeni, kanë shkatërruar disa prej tyre, të mbjella rishtas nga Bashkia e Tiranës.