Highlights, Wake Up, 22/02/2016 - Brenda muzeut të dëshmive të komunizmit - Top Channel Albania

2016-02-22 3

Muzeu i Vuajtjeve të diktaturës në Shkodër, i ngritur në mjediset e ish-degës së brendshme, është muzeu i parë i ndërtuar si vend dëshmie i krimeve të komunizmit. Qysh kur arkitekti Viktor Dhimgjini prezantoi projektin në letër ndërtimi i këtij muzeu u mirëprit si një dëshmi e vuajtjeve, torturave dhe ekzekutimeve me dhe pa gjyq të qindra shkodranëve, të cilët në përpjekje për të kundërshtuar regjimin komunist e ideologjinë e tij, ranë viktima të terrorit dhe dhunës komuniste në qelitë dhe dhomat e errëta të hetuesisë së ish-degës së brendshme, ku është ndërtuar ky muze.

Free Traffic Exchange