Report TV - UKT mbifaturon qytetarët, 9 mijë lekë për një familje pa lavatriçe

2016-02-21 2

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka mbifaturuar një pjesë të banorëve dhe bizneseve në Kombinat. Qytetarët thonë se faturat e ujit për muajin janar iu kanë ardhur 5 deri në 6 herë më të larta. Një grua e cila ka një biznes me 4 tavolina thotë se i kanë sjellë në faturë sikur ka harxhuar 110 mijë lekë.

?Kam paguar 101 mijë e 100 lekë të vjetra. Nuk e dimë pse kaq shumë, por na thanë se na ka ardhur nga drejtoria e ujit. Kemi vajtur e kemi verifikuar dhe kemi bërë një ankesë. Erdhën sot inspektorët e ujit dhe thanë që për nesër do japim përgjigje. Nuk kam harxhuar një sasi kaq të madhe uji, asnjëherë. Kam një lokal me vetëm me 4 tavolina. Zakonisht paguaj rreth 30 mijë lekë të vjetra?, - thotë një nga banorët.