Protestë te liqeni, aktivistët përplasen me policinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues të shoqërisë civile u përplasën me policinë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojërave te parku i liqenit. Ashtu siç kishin paralajmëruar, ata prishen rrethimin e projektit, ndërkohë që disa prej tyre u shoqëruan ne polici. Me pas aktivistet u zhvendosën përpara Bashkisë se Tiranës dhe tek komisariati numër një, duke kërkuar lirimin e shokëve te tyre. Gjatë protestës, një prej policeve goditi një qytetare. Ky veprim bëri që Kristaq Papajorgji të pezullohej nga detyra, ndërkohë që për qytetaren nisi procedim penal pasi kundërshtoi efektivin. Edhe ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, i cili është shprehur se do te verifikohen te gjitha rastet e dhunës. Edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Debati për ngritjen e këndit të lojërave për fëmijët nisi disa ditë më parë, kur projekti u lajmërua nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Krahas shoqërisë civile kundër projektit doli dhe opozita, ndërkohë që është bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Këshilltarë të Partisë Demokratike e denoncuan nismën e Bashkisë dukë e quajtur, si akt të paligjshëm e korruptiv.

Free Traffic Exchange