Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë prezantimin projektit për ndërtimin e këndit të lojrave tek liqeni artificial me anë të një videoje në të cilën tregohet plani dhe ndërhyrjet e Bashkisë në zonën e liqenit.
Parku i fëmijëve që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës ka disa zona, një për fëmijët nga 1-3 vjeç, një për fëmijët 3-6 vjeç, një për fëmijë më të mëdhenj me lojëra më të përshtatshme për ta dhe një zonë për fëmijët nga 9 vjeç e lart me zona të përshtatshme për ta.
Të gjitha llojet e ndërtimeve janë plotësisht ndërtime mjedisore, përdoren materiale si druri, ashklat e drurit, plastika e ripërdorur për sheshe, që fëmijët mund të luajnë e të mos vriten, stola dhe hapësira për fëmijët.
Sipas kryebashkiakut këndi për fëmijët është një risi dhe nuk do të preken zonat e gjelbërta të arkut të Tiranës.