Report TV - Këndi te liqeni, shoqëria civile përplaset fizikisht me policinë

2016-02-21 1

Shoqëria civile po proteston edhe këtë të dielë tek Parku i Liqenit për ndërtimin aty të një këndi lojrash nga ana e Bashkisë së Tiranës. Protesta e parashikuar për në orën 11 nuk ka nisur aspak e qetë pasi shoqëria civile është përplasur fizikisht me policinë bashkiake. Situata është rënduar së tepërmi kur policia bashkiake së bashku me forcat shqiponja kanë shoqëruar rreth 10 persona mes të cilëve dhe gra e vajza.

Protestuesit kanë hequr sërish rrethimin te Parku i Liqenit dhe njëri prej tyre është arrestuar.

Një ditë më parë, këshilltarë të Partisë Demokratike denoncuan sërish atë që ata e quajnë si ?akt të paligjshëm e korruptiv? punimet për ndërtimin e një hapësire multifunksionale tek Parku i Liqenit artificial të Tiranës.

Sipas tyre, në këtë zonë vazhdojnë punimet për lokalin e mikut të Veliajt, pavarëisht se në Prokurori ka një kallëzim penal dhe protestës së banorëve të Tiranës.