Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, Angelo Farrugia, në kuadër të punimeve të sesionit plenar të 10-të të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut.
Meta e falenderoi z. Farrugia dhe delegacionin e nderuar parlamentar maltez për ardhjen në Tiranë dhe për kontributin e tyre në mbarëvajtjen dhe punimet e Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, që këtë vit feston 10-vjetorin e saj.
Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se duke marrë në konsideratë ngjashmëritë gjeografike dhe njerëzore, si dhe ndjenjat e miqësisë reciproke mes dy popujve tanë, Shqipëria dhe Malta duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre në një stad tjetër shumë më dinamik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-pret-homologun-maltez-reforma-ne-drejtesi-ju-ben-me-te-besueshem/