http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nisëm e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për të bashkuar dhomat dhe shoqatat e biznesit në një të vetme, po jep efektin e kundërt dhe po i ndan më shumë ato. Në këtë draft të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria po tenton të rikthejë ligjin 8 vite përpara për t?i detyruar të gjithë bizneset si të mëdhenjtë edhe të vegjlit të anëtarësohen me detyrim në Dhomat e Tregtisë përmes një kuote që do të vendoset nga Asambleja Kombëtare e Dhomave. Shoqatat e bizneseve thonë se në fakt Ministria e Ekonomisë, nuk po bën as më pak dhe as më shumë, por po monopolizon qëndrimet e biznesit në një të vetëm. Por ka dhe biznese që e mbrojnë këtë nisëm. Për ta përfitimi që kanë ndërmarrjet në Shqipëri nga Dhoma e Tregtisë duhet të shpërblehet. Vizion Plus iu drejtua Ministrisë së Ekonomisë. Në arsyetimin e saj ministria shprehet se ky model nuk është i ri, por mjaft i përhapur në Europë dhe Ballkan.-Nëqoftëse numri i ndërmarrjeve aktive për vitin 2014-2015 është rreth 113.000, numri i bizneseve të anëtarësuar në shkalle unioni është vetëm 1020, ose më pak se 1% e numrit total të ndërmarrjeve.-Ose po t?i referohemi gjendjes faktike të DHTI-Tiranë, nëqoftëse operojnë rreth 50 mije ndërmarrje aktive, numri i bizneseve te regjistruar në dhome është 199 ose 0,41% e numrit total te bizneseve te tiranës. Etj.Si pasoje :-Ka renë ndjeshëm forca e lobimit dhe e oponencës se dhomes ndaj anëtarësisë së saj;Anëtarësia e detyrueshme në Dhomat e Tregtisë, aplikohet në: Gjermani,France, Itali, Spanje, Austri, Belgjike, Holandë, Greqi, Turqi, Mali I Zi, Serbi, Kroaci etj. Por ky qëndrim duket pak paradoksal: Ne po i japim zë biznesit që ta dëgjojmë pasi deri tani nuk e kemi marrë parasysh. Po ashtu nuk kthehet përgjigje për kostot që i ngarkohen biznesit të vogël dhe po ashtu le të hapur çështjen se për çfarë do të lobohet dhe interesat e kujt do të mbrohen?