Kukësi “nën ujë”, ulen temperaturat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një vere te gjate dhe te nxehte, vjeshta nis me rrebeshe dhe përmbytje. Kanë mjaftuar pak minuta shi dhe rrugët e qytetit te Kukësit janë mbuluar nga uji. Kjo situate ka krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve dhe kalimtareve. Me ndërprerjen e shiut është normalizuar gjendja ne rruge, ndërsa moti ne te gjithë territorin e vendit është freskuar. Temperaturat janë ulur me 8 grade ku ne disa qytete ka patur edhe shira. Kjo situate sinoptike lajmëron fillimin e vjeshtës. Sipas shërbimit sinoptik temperaturat do te mbeten ne këto nivele, duke mos i kaluar 28 gradët. E e premtja pritet te jete dita me e freskët, ku termometri do te shënojë 26 grade celsius. Moti tipik i vjeshtës parashikohet te mbizotëroje deri ne fund te shtatorit.