Debat për ndëshkimin e zyrtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mos marrja e kuponit tatimor qe konsiderohet si shkelje e etikës në punë nga zyrtarët, ka ndezur debate në Ministrinë e Financave. Drejtoria juridike dhe kabineti i ministrit te financave Cani kundërshtojnë marrjen e masave drastike, deri në largim nga puna për ata që nuk kanë marrë kuponin tatimor. Vizion Plus disponon korrespodencën e këtyre strukturave, ku thuhet se ndërprerja e marrëdhënieve të punës përbën shkelje të kushtetutës.Nëse do të duam këtë gjë, duhet amenduar ligji nr.152/2013 ?Për nëpunësin civil?, i ndryshuar, pasi largimi nga puna është ?dënim? në kuptim të Kushtetutës dhe si i tillë ai caktohet vetëm me ligj.Por kabineti i ministrit Cani shprehet se masat disiplinore mund të shkojnë deri në mbajtjen e 1/3 së pagës së plotë për një periudhë deri në 6 muaj, pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë dhe heqjen e të drejtës për të rritur pagën deri në dy vjet. Megjithatë edhe ky udhëzim kundërshtohet nga drejtoria juridike në ministrinë e financave.Sjellim në vëmendjen tuaj parimin kushtetues, sipas të cilit një person nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën shkelje, për të cilin ka marrë më parë një dënim. Kriteri ?e njëjta vepër? i referohet të njëjtit veprim, sjellje, fakt, vepër penale dhe kualifikim ligjor të tyre, të cilat formojnë bazën e kësaj vepre dhe për të cilin personi është dënuar. Nëse gjenden elemente të njëjta, parimi i mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër, ndalon çdo dënim tjetër ose procedim të mëtejshëm.Juristet saktësojnë se rregullat etike janë të përcaktuara qartë në ligj, ku nuk ka asnjë fjalë për shkelje të saj në rastin e mosmarrjes së kuponit tatimor. Nëse nëpunësi kapet me ketë shkelje, ajo konsiderohet thjesht si kundravajtje administrative, ku merret vetëm gjobë.