http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët risjellin në vëmendje akuzat në adresë në Ministrit të Brendshëm Simir Tahiri, për përfshirjen sipas tyre në trafik droge. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, tha se ministri Tahiri është korraca mbrojtëse e trafikantëve. Paloka, duke renditur sipas tij mëkatet e Tahirit, bën thirrje për protesta kundër qeverisë. Akuzat e demokrateve, kanë marrë përgjigje përmes një statusi në rrjetin social Facebook nga vetë Ministri i Brendshëm. Me ironi ai shkruan, se duhet të kishte falenderuar PD-në që herët në mëngjes, por se nuk beson se mërziten për falënderimet e vonuara për shërbimin e vyer që po kryejnë, duke i bërë jehonë të përditshme sukseseve të Policisë së Shtetit. ?Me shumë mirënjohje për Shqupistat?, përfundon mesazhin e tij ministri Tahiri.