http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita këmbëngul ne largimin e Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri nga qeveria. Nga selia e Partisë Demokratike ka dale ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili ka numëruar arsyet pse Tahiri, nuk mund te qëndroje ne postin e Ministrit te Brendshëm.?Më në fund, në një gjendje jo shumë të esëllt, Saimir Tahiri e pranoi se po, makina e tij ishte përdorur nga trafikantët. Dhe më keq, Saimir Tahiri pohoi edhe një krim tjetër, kur tha se e paska shitur makinën, por në të zezë, nuk e ka deklaruar, nuk ka paguar taksa për këtë aktivitet. A e perfytyroni dot se sa ligje janë shkelur këtu, nga kush? Nga ministri i Brendshëm?.Sipas deputeti demokrat eshte e patolerueshme shkelja e ligjit nga Ministri i Brendshëm.?Saimiri i Ramës është sot një turp kombëtar që vendi ynë, shoqëria dhe qytetarët nuk mund ta mbajnë. Por është gjithashtu një rrezik permanent për ligjin dhe sigurinë, pasi bashkëpunon me bandat, dhe këtë e pranon edhe vetë, fsheh pasurinë, dhe këtë e pranon edhe vetë. Largohu një orë e më parë e shko para drejtësisë përpara sa zollumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më?.Saimir Tahiri është anëtari i kabinetit Rama me i sulmuar nga dhe ne mbledhjen e kryesisë qe PD zhvilloi ne fillim te ketij muaji largimi i tij ishte nje prej 5 pikave kryesore te aksionit opozitar.