http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra tregtarët të tregut industrial në qytetin e Burrelit kanë protestuar ndaj aksionit antiinformalitet. Pasi janë përballur me grupet e tatimorëve që kanë shkuar për kontroll ata kanë ulur qepenat dhe i janë drejtuar Bashkisë së Matit. Tregtarët shprehen se janë ambulant dhe nuk mund të futen tek asnjë nga kategoritë e biznesit. Pasi u konsultuan për hapësirat ligjore, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Dibër, Dinonis Imeraj dhe Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, iu premtuan se do te gjejnë një zgjidhje. Edhe në Dibër e Bulqizë, tregtarët e tregjeve industriale kanë kundërshtuar tatimorët pasi kërkojnë që të mos trajtohen si biznes i njëjtë me ata që kanë dyqane, por të trajtohen si ambulant. Sa i përket aksionit ndaj informalitetit që nga nisja e tij, drejtori Imeraj bën të ditur se janë ngritur 15 grupe pune dhe janë ushtruar gjithsej 819 kontrolle. Nga dita e pare e aksionit e deri tani, janë regjistruar 407 subjekte, 20 herë më shumë në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.