http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka vendosur per here te pare te zbatoje ligjin e ri per shërbimin e jashtëm si instrument për te zgjidhur ngërçin me presidentin e republikës Bujar Nishani ne emërimin e lirimin e ambasadoreve. Dhe shembulli i pare behet ambasadori ynë pranë OSBE, Spiro Koçi. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme i ka nisur nje shkrese diplomatit tone ne Vjene ku i kërkon qe te filloje procedure per lënien e detyrës e te kthehet ne Tirane ne fillim te muajit te ardhshëm. Edhe pse me kushtetute, lirimi i ambasadorit behet me dekret presidencial, qeverise i vjen ne ndihme ligji i ri per shërbimin e jashtëm qe te shmange kreun e shtetit Nishani. Sipas nenit 26 te këtij ligji, Presidenti Nishani ka detyrim te vendose per ambasadoret brenda 30 ditëve nga kërkesa e kryeministrit dhe tejkalimi i këtij afati i krijon hapësire qeverise te veproje e vetme. Ne nje sqarim te Ministrisë se Jashtme procedurat per lirimin nga detyra te Spiro Koçit, kishin nisur ne fillim te këtij viti, pasi ambasadorit i kishte mbaruar mandati.?Në 23.01.2015, kur ambasadori Koçi kishte më shumë se 4 vjet në detyrë, kryeministri i ka propozuar presidentit të republikës lirimin e ambasadorit, propozim të cilit presidenti nuk i është përgjigjur.Në 31.7.2015, duke u bazuar dhe në ligjin e shërbimit të jashtëm nr. 23/2015, kryeministri i ka propozuar sërish presidentit lirimin e ambasadorit koçi nga detyra. Në bazë të nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, presidenti liron ambasadorin jo më vonë se 30 ditë pas propozimit të kryeministrit.50 ditë pas propozimit të kryeministrit, presidenti nuk ka firmosur asnjë dekret për lirimin e Spiro Koçit.?Por përtej lajmit per lirimin nga detyra te ambasadorit tone ne Vjene, OSBE duket se po shndërrohet ne nje lajm kryesor pasi mediat kane botuar nje shkrese ne te cilën Ministria e Jashtme kërkon nga çdo ministri, sqarime per projektet qe kane me OSBE, e qe eshte komentuar si përgatitje per largimin e misionit. Por vete ministria hedh poshtë një qëndrim te tille duke theksuar se kjo kërkese vjen per shkak se ne fund te tetorit diskutohet ne Vjene buxheti i pranisë se OSBE-se per vitin 2016. Sipas ministrisë ne kushtet e burimeve te kufizuara, te gjitha misionet, përfshi praninë ne Shqipëri, duhet te jene sa me eficente.