Kroaci, emigrantët në rrugë drejt veriut - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpjekjet e Sllovenisë e Hungarisë per t?i sprapsur nuk kane funksionuar, pasi mijëra emigrante te bllokuar ne Kroaci, po tentojnë te udhëtojnë drejt veriut te Europes. Policia sllovene gjate se premtes përdori gaz lotsjellës per te shpërndare grupe njerëzish qe u përpoqën te kalonin kufirin kroat. Ndërsa Hungaria e akuzoi Zagrebin per shkelje te ligjit ndërkombëtar, pasi autoritetet vendosen t?i dërgonin azilkërkuesit përtej kufirit pa i regjistruar me pare. Per te përballuar situatën e vështire, Hungaria ka angazhuar edhe rezervistet. Shume emigrante vijojne te qëndrojnë ne stacione hekurudhore, fusha dhe rruge. Hungaria dhe Sllovenia shihen si mundësitë e refugjateve per te kaluar drejt destinacioneve te preferuara, si Gjermania dhe Austria. Ne Hungari kane mbërritur mbi 17 mije emigrante nga Kroacia dhe Serbia, ndërsa 40 mije te tjere pritet te mbërrijnë ditët e ardhshme. Kriza e emigranteve do te jete ne fokus te nje takimi te ministrave te brendshëm te BE diten e marte, por shtetet anëtare kane dallime per kuotat e detyrueshme te strehimit.

Free Traffic Exchange