“DIA” publikon raportin për situatën e krimit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupet kriminale shqiptare, fillimisht te fragmentuara dhe aktive vetëm ne pjesën veriore te Italisë, tashme jane bashkuar dhe e kane shtrire aktivitetin ne te gjithe territorin e vendit fqinj. Shqiptaret luajne rol kyç ne trafikun e drogës, duke u shndërruar ne ndërmjetës të privilegjuar mes organizatave italiane dhe atyre të huaja.Ky është konkluzioni i nje raporti te Drejtorisë Investigative Antimafia për gjashte-mujorin e dyte te vitit 2014 mbi veprimtarinë e grupeve mafioze italiane dhe te huaja, te prezantuar pak dite me pare ne parlamentin italian.Organizatat kriminale shqiptare përmenden si me depërtueset ne vend e qe dallohen per metodat veçanërisht te dhunshme dhe aktivitetet me rrezikshmërinë më të madhe.Struktura e kriminalitetit shqiptar prezantohet me grupe në bazë familjare, ose të të afërmve, brenda të cilave shfaqet figura e kapos dhe ku aplikohen marrëdhënie shume të forta, të rregulluara nga ligje të pashkruara. Grupet shqiptare kanë arritur tashmë një nivel organizativ të tillë, në mënyrë që mund të zënë një pozicion kyç në skenën kriminale në vend, e favorizuar kjo dhe nga afërsia gjeografike me Italinë, e përdorur shpesh si hyrje e privilegjuar në Bashkimin Europian, si dhe nga bashkëpunimi me grupe te tjera kriminale.Burimi kryesor i fitimeve te ketyre organizatave eshte trafiku i lendeve narkotike? c?ka e tregojnë edhe operacionet e fundit te kryera ne vendin fqinj, ku jane sekuestruar ngarkesa te medha droge me vlere miliona euro.Sektori i lendeve narkotike është biznesi kryesor i kriminalitetit shqiptar, gatishmëria per te hyre ne rrjete ndërkombëtare, veprimi në zona të ndryshme të botës dhe mundësia për të shfrytëzuar mbështetjen logjistike në territorin e origjinës, u ka mundësuar shqiptareve që të fitojnë një rol kryesor në trafikun e drogës, aq sa të bëhen ndërmjetës mes organizatave italiane dhe atyre të huaja. Keto bashkëpunime shpesh janë te përkohshme, kufizohen vetem me kryerjen e disa bizneseve, ne kërkim te kanaleve te reja te përfitimeve te paligjshme.Raporti përmend edhe bashkëpunimin e shqiptareve veçanërisht me organizatat kriminale puljeze per trafiqet e paligjshme, nisur nga pozicioni gjeografik i saj. Përmes organizatave kriminale shqiptare, ato puljeze kane akses të leverdishëm në çdo produkt të jashtëligjshëm ne vende te tjera, si Mali i Zi. Përveç grupeve kamorriste, se fundi vërehet edhe nje afrim me mafian tradicionale.

Free Traffic Exchange