http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare është drejt shtyrjes se afatit te kontratës me koncesionarin e aeroportit ?Nene Tereza?. Negociatave te gjata dhe te vështira mes palëve, po u vjen fundi dhe per Ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto, marrëveshja pritet te firmoset brenda muajit shtator. Kjo do te thotë se koncesionari gjerman, do te heqë dore nga ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti ?Nene Tereza?. Ne këmbim, qeveria do te shtyje me më pak se 5 vite, afatin e kontratës. Kontrata me gjermanet e ?Tirana Aeroport Parteners? mbaron ne 2025. Me marrëveshjen e re qe pritet te arrihet, afati i saj do te shtyhet, jo me shume se ne vitin 2030. Ne intervistën per Vizion Plus, Ministri i Transporteve u ndal edhe tek kompania qe do te fitoje tenderin për te mirëmbajtur rrugën e ?Kombit?. Tarifa për kalim do te jete 5 euro. Por banoret e zonës, do te paguajnë me pak. Koncesionari qe do te mirëmbaje rrugën e ?Kombit? do te kryeje edhe investime per te përfunduar te plote veprën, investim ky, i cili nuk përballohej nga buxheti i shtetit.