Itali, plagosen dy shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy shqiptarë mbetën të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy bandave kriminale në Milano të Italisë. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën Oxilia pranë stacionit të trenit. Policia Italiane tha se të plagosurit janë dy të rinj shqiptarë të moshës 32 dhe 25 vjeç. Ata janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin San Rafaele. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë për dy persona qe gjendeshin te shtrire ne toke, ndërkohë që nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia sekuestroi një karikator pistolete, i cili u kishte rënë agresorëve. Edhe pse nuk jepen identitetet e dy shqiptarëve të plagosur, policia dyshon se bëhet fjalë për një përplasje mes bandave rivale për shkak të pazareve të drogës. Autoritetet Italiane po punojnë për identifikimin e autorëve, të cilët dyshohen se janë emigrantë shqiptarë.

Free Traffic Exchange