Qeveria shmang “konkurrencën” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka shmangur Autoritetin e Konkurrencës në dhënien e disa koncesioneve si në fushën financiare, ashtu edhe në shëndetësi. Në një intervistë për Vizion Plus, Lindita Milo, kryetarja e Autoritetit te Konkurrencës, thotë se në ligji detyron të gjithë institucionet që përpara se t?i japin një shërbim privatit, duhet të marrin më parë aprovimin e autoritetit, nëse janë apo jo në të mirë të publikut. Për këtë, bordi i konkurrencës i ka nisur edhe një letër qeverisë. Nga ana tjetër, konkurrenca është duke shqyrtuar marrëveshjen e qeverisë me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit dhe kërkesën për targat me Çip. Por ndryshe nga sa është shprehur Ministri i Ekonomisë se marrëveshja është zgjidhur, Lindita Milo, thotë se çështja është ende në negocim. Në një vendim të fundit, Komisioni i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Financave që të heqë pengesat financiare për futjen e kompanive në tregun e kasave fiskale, gjë e cila ka rritur dhe koston pasi në Shqipëri ka vetëm 5 kompani që tregtojnë këtë produkt.

Free Traffic Exchange