http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mëngjesin e se shtunës socialistet e Beratit, Fierit, Elbasanit e Korçës i jane drejtuar kutive te votimit, për te zgjedhur sipas parimit ?një anëtar, një vote? delegatet per kongresin e 19 marsit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zgjedhur te jete ne Fier, për te ndjekur procesin e votimit duke vlerësuar rëndësinë e procesit zgjedhor për partine me te madhe ne qeverisje.Edi Rama: Partia Socialiste është e bashkuar dhe anëtarësia e saj vlerëson zgjedhjet e lira. Kemi përgjegjësinë e te qenit te paret ne politiken shqiptare. PS është parti qe ka lindur si shprehje e forcës dhe ambicies shqiptare. Nje anëtar ka ardhur nga Amerika për te votuar.Per te votuar jane thirrur 34 mijë anëtarë te PS ne keto 4 qarqe, te cilët do te zgjedhin 336 delegate te kongresit. Blendi Klosi: Në këto zgjedhje të delegatëve të kongresit, anëtarësia e partisë hyn e rritur numerikisht dhe nga ana kualitative. Në të gjitha strukturat po punohen për arritjen e objektivit të përcaktuar që në 25 vjetorin e partisë anëtarësia e PS të jetë 150 mijë anëtarë, e cila do të përbëjë një force vitale dhe një mbështetje të garantuar për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe kryeministri e kryetari i PS, Edi Rama.Deri ne mesdite procesi i votimit ne Elbasan, Korçe, Berat e Fier ka ecur normalisht e votimi do te mbyllet ne orën 16.00. Procesi i zgjedhjes se delegateve ne kongresin e PS ne 19 mars pritet te përfundoje kete muaj, ndërkohe qe para mbledhjes se forumit me te larte te socialisteve pritet te thirret edhe Asambleja Kombëtare.