Delawie: Zgjedhjet e parakohshme sjellin kaos - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Zgjedhjet e parakohshme që kërkon opozita në Kosovë, nuk e zgjidhin krizën në vend?.Ky është qëndrimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë Greg Delaui, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Numri një i diplomacisë amerikane, theksoi se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje, pas ushtrimit të dhunës, atëherë kjo do të kthehej në një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.?Zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna politike do të ishin humbje kohe shumë e shtrenjtë. Ato do ta pengonin parlamentin që të kryejë punët e rëndësishme në emër të qytetarëve të Kosovës. Por, më e rëndësishmja nga pikëpamja ime, është se zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna na fusin në një lloj modeli: ?nëse nuk arrini atë që doni në kutitë e votimit, atëherë, le të ketë dhunë për të çuar në zgjedhje të reja?. Filloni ta zbatoni këtë precedent dhe nuk mund të keni gjë tjetër veçse dhunë e zgjedhje, dhunë e zgjedhje përjetësisht dhe Kosova nuk përparon fare?.Delaui theksoi se rruga e vetme e zgjidhjes është dialogu politik. Ai u ndal edhe te marrëveshja per komunat serbe të nënshkruar në Bruksel. Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni, nuk do të mbështeste asnjë pakt që cenon territorin dhe sovranitetin e Kosovës.