Pranga kreut te Bashkisë Pustec - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë se Pustecit Edmond Themelko është arrestuar kete te premte ne Maqedoni nen akuzën e manipulimit te zgjedhjeve. Drejtuesi i partisë Aleanca Maqedonase per Integrime Europiane, është pjese e nje grupi personash te prangosur pas urdherarresteve te lëshuara nga prokuroria speciale publike. Përfaqësues te ketij institucioni nuk folën me emra konkrete duke përmendur vetem rastin e nje personi me shtetësi te dyfishte shqiptare e maqedonase, por mediat thonë se Themelko u arrestua ne banesën e tij ne Resnje per marrje ryshfeti ne këmbim te votës, shkelje te se drejtës per te votuar, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore të vitit 2012. Themelko drejton bashkinë ne juglindje te Shqipërisë, ku shumica e banoreve i përkasin minoritetit maqedonas. Gjatë akuzave te ngritura është përmendur fakti që shtetas shqiptarë nga Bashkia Pustec, permes dokumenteve false kanë marrë pjesë në votime në Maqedoni. Arrestimet ne Maqedoni vijnë thuajse një vit pas skandalit te përgjimeve te publikuar nga lideri i opozitës, ku zyrtare shtetërore akuzohen per nje sere veprash kriminale, mes te cilave edhe manipulim te procesit zgjedhor. Sipas prokurores Fatime Fetai ish ministrja e Brendshme Jankullovksa dhe ish ministri i Transportit Janakievski, kane krijuar nje grup per manipulimin e procesit per t?i mundësuar fitoren nje force te caktuar politike.

Free Traffic Exchange