Abuzimi i UKT, Ministri Tahiri: Faturat të anulohen, përgjegjësit do të paditen

2016-02-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës do të anulojë të gjitha faturat abuzive të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, ndërsa fajtorët do të mbajnë përgjegjësi penale. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale zgjidhjen përfundimtare për këtë histori abuzimi nga UKT.
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka zbritur në Kombinat, zonën ku u zgjodh deputet, për të negociuar dhe qetësuar disa banorë që protestuan kundër faturave të Ujësjellës Kanalizimeve.
Pasi u njoh me këtë problem, që në fakt është i shtrirë në të gjithë Tiranën, Ministri Tahiri garantoi zgjidhje për këtë zbuzim skandaloz të UKT-së, siç e cilësoi ai.
Tahiri: Do ta zgjidh unë nesër, do ti çoj këto fatura që të anullohen.
Protestuesi: Po nuk u zgjidh halli do të bllokojmë prapë rrugën ne.
Tahiri: Do ta zgjidhim, çfarë ka qytetarë që kanë fatura uji të mbifaturuara dhe abuzive ti mbledhim tek njësia dhe do ti anullojmë, çfarë të bëjmë ne? Do ti çoj unë në Bashki dhe do të anullohen, do ta kërkoj unë që të anullohen.
Pas protestës, Ministri Tahiri ka negociuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga i cili ka marrë premtimin për anullimin e të gjitha faturave abuzive.
Vendimin Tahiri e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku në cilësinë e Ministrit të Brendshëm paralajmëroi se fajtorët do të mbajnë përgjegjësi penale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/proteste-kunder-mbifaturimeve-te-ujesjellesit-tahiri-u-premton-zgjidhje/

Free Traffic Exchange