Dështon ankandi i përmbaruesve për uzinën në Drizë, raundi i dytë me gjysmë çmimi- Ora News

2016-02-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ankandi për shitjen e uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO-s ka dështuar. Pranë kompaninë përmbarimore EPSA, që ka zhvilluar dje pasdite ankandin, nuk u paraqit asnjë ofertë. Uzina doli në shitje me vlerë rreth 20 milionë euro për një kredi të pashlyer tek një bankë tregtare. Kompania bën të ditur se gjatë javës në vijim, do të zhvillohet një tjetër ankand, por në këtë raund të dytë, objekti do të dalë në shitje me gjysmën e vlerës fillestare.
Dështon ankandi për shitjen e uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO-s.
Burime nga kompania përmbarimore EPSA, e cila zhvilloi të premten pasdite ankandin, bëjnë të ditur se nuk u paraqit asnjë ofertë.
Para pak ditësh EPSA njoftoi nxjerrjen në shitje të uzinës, që përfshinte truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë për llogari të një banke tregtare, për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh.
Kompania bën të ditur se objekti në fjalë do të shpallet për shitje në një ankand të dytë, data për të cilin do të bëhet publike gjatë javës në vijim.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/deshton-ankandi-i-permbaruesve-per-uzinen-ne-drize-raundi-i-dyte-me-gjysme-cmimi/