Report TV - Fino-Blushit: Statuti jo 'Kalë troje' për të sulmuar Ramën

2016-02-20 0

Deputeti socialit Bashkim Fino nga qyteti i Pogradecit i doli përballë pretendimeve të Ben Blushit e kritikave të tij për zgjedhjet në parti dhe mënyrën e qeverisjes.Fino u tregua i drejtëpërdrejtë kur tha se PS do të bëjë ndryshime në statutin e Partisë i cili me të vërtët është shkelur në disa pika por nuk mund të përdoret atë si "kal Troje" për të sulmuar për çdo gjë qeverinë dhe reformat e saj.

"Në 2013-14-15 asnjë nga zërat e miqve kolegëve nuk thanë asnjë fjalë su shqetësuan për zgjedhjet se ishim në një proces tjetër. Tani mund të kërkosh gjithçka . E vërtetë që është shkelur statuti në disa pika por ti s'mund të sulmoshë familjen tonë të madhe. Të gjithë bashkë do të miratojmë statutin me ndryshime, ne do ta bëjmë. Më lejoni të them që nuk mundet dot të bësh luftë politike brenda familjes tonë si gjithmonë. S'mund të vësh si kalë të Trojës statutin dhe të godasësh qeverinë për çdo gjë."-tha Fino