http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës lë në burg Drejtorin e Tatimeve te Tiranës, Adrokli Kokthi. Me pranga në duar, ai u paraqit para trupit gjykues për masën sigurisë, e cila u zhvillua me dyert të mbyllura. Gjyqtarja e çështjes, Arjana Caco, e çmoi të vlefshme kërkesën e organit të akuzës, për ta mbajtur në qeli 40-vjeçarin Kokthi, pasi ky i fundit dyshohet se ka abuzuar me detyrën. Vetë i pandehuri, nuk i ka pranuar akuzuat, duke thënë se ka zbatuar vetëm ligjin. Hetimet, sipas Prokurorisë, kane nisur disa muaj me pare, teksa Kokthi kishte sekuestruar mallin e nje biznesi me vlere 4 milion lekë.Por me vone, Drejtori i Tatimeve kishte zhbllokuar mallin, duke mos respektuar procedurat. Sipas hetuesve, ky veprim është bere kundrejt përfitimeve te shumave te mëdha te parave, duke shpërdoruar detyrën.