TIRANË - Këshilli i Ministrave në zbatim të ligjit Nr. 152/2013 ?Për Nëpunësin Civil? ka detajuar rregullat kur punonjësit mund të lirohen nga detyra. Tashmë titullarët e institucioneve do të kenë detyrimin të zbatojnë pikërisht këto rregulla në rastet e shkarkimeve nga puna. Sipas vendimi të qeverisë, nëse një punonjës do të ketë vlerësim negativ të punës së tij, ai automatikisht konsiderohet i shkarkuar. ?Lirimi nga shërbimi civil bëhet automatikisht menjëherë pas dy vlerësimeve negative radhazi nga njësia e burimeve njerëzore dhe i njoftohet menjëherë nëpunësit.