Basha akuzon Ramën: Harroi rrëzimin e bustit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 25-vjetorin e rrëzimit te monumentit te ish-diktatorit Enver Hoxha , lideri i opozitës Lulzim Basha është vendosur ne nje pozicion paksa te veçante, e nuk ka folur thjesht per konfliktet politike te ditës. Ne takimin e organizuar nga fondacioni per liri dhe demokraci qe kishte ne thelb problematikat e politikes shqiptare 2 dekada pas rënies se komunizmit, Basha ka deklaruar se shqiptaret duhet te rrezojnë kultin e individit, i cili ende reflektohet sipas tij ne ceremonitë e shpërndarjes se legalizimeve; e ajo qe duhet forcuar është roli i individit. Sipas Bashes, interesi me i mire in je opozite eshte qytetari aktiv qe nuk del ne proteste vetëm kur e thërrasin, por qe reagon kundër padrejtësive. Basha nuk i ka kursyer as kritikat ndaj mazhorances, e cila nuk e përkujtoi 25-vjetorin e rrëzimit te monumentit te ish-diktatorit. Qe prej te mërkurës, PD ka organizuar aktivitete te ndryshme per te përkujtuar rrëzimin e monumentit te Enver Hoxhes, aktivitete qe kulmojnë ne 20 shkurt.

Free Traffic Exchange