Presidenti “mban peng” emërimet e dy ministrave - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 dekretet e Presidentit te Republikës per shkarkimin e Shkelqim Canit nga posti i Ministrit te Financave dhe Arben Ahmetajt nga posti i Ministrit te Ekonomisë, nuk do te votohen ne seancen e se enjtes. Parlamenti vetme ka njoftuar depozitimin e tyre ne kuvend, por ka vendosur te mos i beje pjese e rendit te ditës. Ne keto kushte Shkelqim Cani e Arben Ahmetaj mbeten ministra deri ne seancën e ardhshme plenare, ne pritje qe Presidenti i Republikës te vendose te firmose emërimin e Ahmetajt tek financat dhe Milva Ekonomi tek Ministria e Ekonomisë. Por vonesa e dekretit duket se nuk e ka shqetësuar aspak ministrin Ahmetaj, i cili ka marre ne seance plenare edhe urimet e kolegeve per postin e ri. E ndërsa Shkeqlim Cani ka munguar ne séance, Ahmetaj ka folur para Parlamentit, për here te fundit ndoshta ne cilësinë e Ministrit te Ekonomisë. Nje dite me pare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vendosi per here te pare te dekretoje vetme shkarkimin e 2 ministrave e te mos firmose emërimet e ministrave te rinj te propozuar nga kryeministri Rama. Por kreut te shtetit, kushtetuta i lejon vetme 7 dite kohe qe te firmose dekretin per ministrat, afat qe skadon te martën e 23 shkurtit e kështu duket se gjithçka do te zgjidhet ne seancen e ardhshme. Ajo qe mbetet e paqarte është nese mazhoranca do te prese deri te enjten e ardhshme per te miratuar ndryshimet ne qeveri, apo do te thërrasë nje seance te posaçme per miratimin e dekreteve per shkarkimin dhe emërimin e ministrave. E ne fund te procesit te votimit, shumica do te përballet serish me presidentin Nishani pasi ministrat sipas Kushtetutës, mund te fillojnë nga puna vetme pasi te bëjnë betimin ne presidence, moment per te cilin, ligji themeltar nuk i ka vendosur afat Presidentit.