Aktivistët shembin rrethimin tek Parku i Liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë mënyrë reagimi kane zgjedhur përfaqësuesit e shoqërisë civile, për te kundërshtuar ndërtimin e këndit me te madh te lojërave ne Parkun e Liqenit Artificial. Pedagoge te lëvizjes ?Për Universitetin?, studente dhe qytetare i janë drejtuar rrethimit ku do te ngrihet parku. Pasi e kane shembur, kane debatuar edhe me policinë. Kjo pjese e shoqërisë civile, por edhe me vone demokratet, dolën kundër ndërtimit te parkut te fëmijëve ne Kodrat e Liqenit Artificial. Ata akuzuan kryetarin Erion Veliaj per shkelje dhe dëmtim te parkut me te madh te Tiranës. Drejtues te Bashkisë se Tiranës, kane përsëritur qëndrimin se këndi i lojërave te fëmijëve, nuk dëmton Parkun e Liqenit. Pemët e hequra për shkak te vjetërsisë, do te zëvendësohen me dhjetëra te tjera. Vendi me i ri i argëtimit te fëmijëve, do te tërheqë me shume qytetare ne Kodrat e Liqenit. Per here te pare, Bashkia e Tiranës synon te krijoje një vend te mirëfillte per argëtimin e fëmijëve te kryeqyteti. Parku do te ngrihet ne 400 metra katror dhe i ndare sipas grupmoshave. Per fat te keq, deri me sot, vendet e argëtimit te fëmijëve janë konceptuar sipërfaqet e mbetura nga ambientet qe krijohen për te rriturit. Pas 6 muajsh, fëmijët e kryeqytetit do te kenë vetëm per vete hapësirën e tyre te argëtimit dhe lojës.