“Skavica” banorët në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-20 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e fshatrave që preken nga ndërtimi i hidrocentralit në Katundin e Ri në Dibër, kanë protestuar këtë të hënë pikërisht në vendin ku kane nisur piketimet për Digën e Hidrocentralit. Edhe pse qeveria shqiptare ende nuk ka bërë asgjë publike lidhur me projektin e kësaj vepre energjetike, banorët thonë se kanë parë njerëz që kanë filluar punimet. Qindra banorë, mes tyre edhe fëmijë, u mblodhën për të kundërshtuar projektin, sipas tyre jo transparent. Kryetari i Shoqatës të Luginës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi, tha se qeveria, nuk duhet te ndërmarre veprime, pa dëgjuar me pare zërin e komunitetit. Me ndërtimin e hidrocentralit, numri i familjeve që duhet të shpërngulen, do të ndikoje ne reduktimin e popullsisë se Dibrës, pasi afro 20 mije banore preken direkt.

Free Traffic Exchange