http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe tre zyrtarë të tjerë të akuzuar për manipulim të zgjedhjeve të operacionin e koduar ?Titanik?, janë lënë të lirë, pasi Gjykata Themelore e Shkupit rrëzoi masën e paraburgimit për mungese provash. Mes personave qe u paraqitën në Gjykatë, ka qënë dhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kiril Bozhinovski, dhe Ismet Guri, anëtar i Komisionit Zgjedhor në komunën e Cairit. Ky i fundit, akuzohej për shkatërrimin e materialit zgjedhor, gjatë lokaleve të vitit 2013. Operacioni ?Titanik? ne Maqedoni, nisi me arrestimin e bujshëm të kryetarit të komunës së Pustecit, Edmond Themelko pranë banesës së tij, i cili u la i lirë nga Gjykata e Shkupit. Të njëjtin fat pati dhe ish-Ministri Mile Janakievski. Prokuroria Speciale në Maqedoni i bazon akuzat e saj në materialet e përgjimeve, të publikuara nga lideri i opozitës Zoran Zaev.