http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas largimit te Sekretarit Amerikan te Shtetit John Kerry nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se paketa kushtetuese per reformën ne drejtësi, do te miratohet muajin e ardhshëm. Ne emisionin ?Dritare? te gazetares Rudina Xhunga, lideri i mazhorances ka shpjeguar se votimi i ndryshimeve kushtetuese, do t?i japë mundësi Shqipërisë te marre një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian, per hapjen e negociatave per anëtarësim ne pranvere. E ndërsa ka folur per vizitën e sekretarit Kerry, Rama ka shprehur keqardhjen edhe per praninë e presidentit Nishani ne aeroportin e Rinasit. Duke u ndalur tek qeverisja dhe koncesionet e shumëpërfolura te 2 viteve te fundit, Rama ka hedhur poshtë çdo akuze se te afërmit e tij, kane përfituar nga këto koncesione. Ndersa ne lidhje me kongresin e 19 marsit, kryetari i Partisë Socialiste ka sqaruar se do te jete ky forum, i cili do te vendose per garën ne parti. Lideri i mazhorances ka theksuar se ne shtator te 2013, kur duhej te ishin bere zgjedhjet per kryetarin e PS, koalicioni i majte sapo kishte ardhur ne pushtet e momenti ishte i papërshtatshëm per te bere fushate per kreun e partisë, por ai e ka beret e qarte se nuk i druhet asnjë rivali, duke iu referuar socialistit Ben Blushi?Nuk kam asnjë arsye personale vetjake që të mos përballem me njerëzit, por nuk kam kohë për lodra. Kohën për lodra unë ia kam rezervuar Zahos.?Sipas Rames, te gjitha partitë qe e zgjedhin kryetarin sipas parimit ?nje anëtar, një vote? kur fitojnë proceset elektorale, nuk futen serish ne zgjedhje, duke hedhur poshtë keshtu pretendimin e socialistit Ben Blushi.