http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per liderin e opozitës Lulzim Basha ndryshimet ne qeveri janë thjesht arnime korruptive. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, kryetari i PD Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se me emërimet e reja ne kabinet, konfirmoi filozofinë se sa me shume te vjedhësh aq me lehte bën karriere. Sipas Bashes, Ahmetaj është ndër më të besuarit e bandës plaçkitëse të Edi Ramës dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë për mega-aferën Skavica, ndërkohe qe Milva Konomi ka qene pjese e skemës se koncesioneve korruptive ne shëndetësi.?Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie. Ndryshimi i vërtetë nis me largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij plaçkitëse?, shkruan Basha.Te njëjtin gjykim kane përcjelle edhe figurat e rëndësishme te Partisë Demokratike për ndryshimet ne qeverinë Rama. Sipas opozitës, me këto ndryshime kryeministri tregon se mbetet i vendosur te promovoje vjedhjen dhe hajdutërinë.