Partitë opozitare në Kosovë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për protestën e ditës së Pavarësisë, e cila do të fillojë në orën 14:00. Podiumi, ku do të ngjiten tre udhëheqësit e opozitës për të mbajtur fjalime para protestuesve, është rregulluar të martën pasdite, pak metra përpara objektit të Qeverisë.